LAJMI I FUNDIT:

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë
Aksidenti në Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova/

Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile nga aksidenti i rëndë i cili ndodhi sot në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.


Syla tregoi se janë ende duke i ekzaminuar të lënduarit e këtij aksidenti.

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK
Lexo po ashtu Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

“Një person është në gjendje të rëndë, ndërsa pesë të tjerët janë në gjendje stabile. Ende janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme të pacientëve”, tha Syla.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 09:00 ka ndodhur një aksident trafiku në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë, ku si pasojë gjashtë persona kanë pësuar lëndime.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti bëri të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes
Lexo po ashtu Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

“Sot rreth orës 09:00 kemi pranuar informatën se në udhëkryqin afër konvikteve në Prishtinë , ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat kanë qenë në lëvizje”, tha Ahmeti.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor. /Telegrafi/