LAJMI I FUNDIT:

Pesë formacionet që mund të nxjerrin më të mirën nga Messi te PSG, madje edhe si sulmues fals

Pesë formacionet që mund të nxjerrin më të mirën nga Messi te PSG, madje edhe si sulmues fals
Foto: The Sun

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino do ta ketë fatin që nën urdhrat e tij të jetë Lionel Messi.

Ish-strategu i Tottenhamit tashmë mund të konsiderohet si personi më me fat në botë, duke ditur se çfarë lojtarë do t’i drejtojë në rrugët për të fituar trofe.

Pochettino mund të përdorë së paku pesë skema në planet e tij për edicionin 2021/2022, e që secila prej tyre është më e frikshme.


Foto: The Sun

Trajneri do të donte t’i përshtatej Messit dhe talentëve të tjerë sulmues Kylian Mbappe, Angel Di Maria dhe Neymar në formacionin e tij më të fortë në start.

Ai mund ta bëjë këtë duke vendosur një sistem 4-3-3 dhe duke luajtur Messin si një nëntë i rremë, duke i dhënë atij lirinë për të prodhuar momente magjike në Paris.

Kjo do të lejonte Mbappen të shkonte nga e majta, Di Maria të ishte më i tërhequr në të djathtë dhe Neymar të luante si 10-sh.

Foto: The Sun

Përndryshe, shefi i PSG-së mund të shikojë për të rikrijuar formacionin magjik të ‘MSN’ të Barcelonës që i pat fituar Ligën e Kampionëve në vitin 2015.

Kjo do ta shihte Mbappen të përmbushte pozitën ikonike të Luis Suarezit në numrin 9, me Messin dhe Neymarin që përsëritnin rolet e tyre përkatëse poshtë në të djathtë dhe të majtë.

Di Maria atëherë ose do të shkonte më mbrapa në mesfushë ose do të zëvendësohej nga Ander Herrera, duke u bashkuar me Georginio Wijnaldum dhe Marco Verratti si një treshe qendrore.

Foto: The Sun

Pochettino gjithashtu mund të sjellë një numër më tradicional si Mauro Icardi, duke e lënë Di Marian në stol dhe duke luajtur Neymarin në mesfushën sulmuese.

Të gjitha këto sisteme përfshijnë katër mbrojtës të fortë si, Achraf Hakimi, Marquinhos, Sergio Ramos dhe Layvin Kurzawa, me Gianluigi Donnarumma në portë.

Nëse strategu i PSG-së ndihet pak më aventurier, ai mund të zgjedhë të shkojë për pesë në anën  defanzive dhe të sjellë Presnel Kimpembe në skemë.

Foto: The Sun

Kjo do të bënte që Hakimi dhe Kurzawa të luanin në krahun e mbrojtjes, me Neymarin që do qëndronte në pjesën e përparme të Messit dhe Mbappes.

Ose Pochettino mund të shkojë me tre në pjesën e mbrojtjes dhe të shtyjë Hakimin në mesfushë, me Di Marian të kthehet për të zënë krahun e majtë.

Kjo do të lejojë lojtarin argjentinas të vendosë Messin, Mbappen dhe Neymarin si tre të parët, por do t’i linte ata të ekspozuar në pjesën e pasme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

As nuk deshën të dëgjonin për Pogban - vjen refuzimi i parë nga një klub i madh në Evropë

La Liga
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Haaland merr ofertën më të madhe ndonjëherë, por ka vetëm një “frenim”

Premier League
Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Gjiganti anglez ndryshon strategji për Thuram, i afron atë që Interi nuk mundet

Premier League
Kalo në kategori