LAJMI I FUNDIT:

AAK prezanton kandidaten e parë grua për zgjedhjet lokale, Arta Ahmeti-Xhylani kandidon për kryetare të Drenasit

AAK prezanton kandidaten e parë grua për zgjedhjet lokale, Arta Ahmeti-Xhylani kandidon për kryetare të Drenasit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në mesin e shumë kandidatëve të zyrtarizuar tashmë për kryetar komunash, ka vendosur që në listë të fus edhe një kandidate grua.

AAK ka vendosur që për kryetare të Drenasit të kandidoj Arta Ahmeti-Xhylani.

Kështu ka bërë të ditur vetë kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Arta Ahmeti-Xhylani është kandidate e Aleancës për kryetare të komunës së Drenasit. Një grua dhe një nënë e suksesshme, ajo është juriste me profesion, me përvojë pune në institucione shtetërore e gjithashtu edhe në ndërmarrësi. Arta ka udhëhequr degën tonë në Drenas, duke u bërë e para kryetare e degës së një partie politike e po ashtu edhe kandidatja e parë grua për kreun e komunës në historinë politike të Drenasit”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar programi i AAK-së për qeverisje me qytetarët, është njëra ndër arsyet e shumta pse Arta dhe ekipi i saj meritojnë të udhëheqin me këtë komunë.

“Fryma, vullneti e përkushtimi i Artës dhe ekipit të saj që kandidojnë për Kuvendin Komunal, më bën të besoj në suksesin tonë në garën për Drenasin. Programi i Aleancës për qeverisje me qytetarët, për përkrahje të bizneseve të vogla e të mesme në Drenas si dhe zgjidhja e problemit të ujit të pijshëm dhe kanalizimit, në mes tjerash, janë arsye e fortë se pse Arta dhe ekipi i saj janë meritorët për udhëheqjen e kësaj komune”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Arrestimi për spiunazh i dy personave, Konjufca: Jam i bindur se ka shumë raste tjera të ngjashme

Lajme
Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Jep dorëheqje gjykatësi i Speciales, Nikola Giju

Lajme
Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i

Shpronësimi i parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe, deklarohet QUINT-i

Lajme
Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Konjufca flet për audio-incizimin e Kusari-Lilës: Nuk ka tradhëti kombëtare, po publikohet në fragmente sipas dëshirave të dikujt

Lajme
Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Konjufca i ashpër me BE-në: Po do me zor t’ia marrë kompetencat Kosovës për Asociacionin

Lajme
“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

“Faleminderit heronjtë tanë të heshtur”- eksperti i sigurisë thotë se AKI dëshmoi se është në krye të detyrës me arrestimin e spiunëve

Lajme
Kalo në kategori