LAJMI I FUNDIT:

Përzgjedhësi i Kosovës U-18 shprehet i lumtur për suksesin: Basketbollistët me të ardhme të ndritur

Përzgjedhësi i Kosovës U-18 shprehet i lumtur për suksesin: Basketbollistët me të ardhme të ndritur
(Foto: basketbolli.com)

Kosova U-18 (M) triumfoi me meritë në ‘FIBA European Challenger’, që u zhvillua në Tiranë. Dardanët mposhtën Luksemburgun në finale, kurse shënuan katër fitore në katër ndeshje.

Meritë të madhe ka stafi teknik, që bëri punë të madhe. Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Bekim Maxhuni, është shprehur i kënaqur me suksesin e arritur.

“Jam i lumtur për këtë sukses dhe për djelmoshat e rinj që kanë bërë një punë të madhe gjatë gjithë kampionatit. Të them të drejtën e kam pritur fitoren në finale, por jo me kaq rezultat të thellë, sepse Luksemburgu është një ekip shumë i mirë. Ka shpejtësi dhe agresivitet. Por, u këndellëm në çerekun e tretë, ku i lejuam të shënojnë vetëm tri pikë”, është shprehur Maxhuni për faqen zyrtare të FBK-së.


Ai kishte ndihmë të madhe edhe nga ndihmësi i tij, Egzon Uka, ndërsa beson që triumfuan me meritë në këtë Kampionat.

“Jam shumë i lumtur me djelmoshat dhe angazhimin e tyre gjatë gjithë garës. Mendoj se është dashur të jemi në Divizionin B, pasi edhe Andorra e Luksemburgu kanë ekipe të mira. Kemi dominuar nga fillimi deri në fund. Shënuam dy fitore në grup, e pastaj fituam edhe ndaj Andorrës. Sa i përket finales e keni parë edhe ju, ku kemi bërë presion dhe nuk jemi ndalur asnjëherë”, shtoi tutje përzgjedhësi i Kosovës U-18.

Përzgjedhësi ka folur edhe për ardhmen e lojtarëve të Kosovës U-18. “Fitimi i këtij kampionati ka shumë rëndësi, si për mua e normalisht edhe për basketbollistët. Shpresoj se do të kenë më shumë minuta në klubet e tyre respektive, sepse kanë të ardhme të ndritur. Në katër ndeshjet kanë treguar përkushtim të madh. Këta fëmijë janë e ardhmja e basketbollit. Duhet punë dhe investime në këta lojtarë dhe do të jenë e ardhmja”, ka thënë Bekim Maxhuni.

Kosova në finale mundi Luksemburgun 84-58, ndërsa shënoi fitore në katër ndeshjet e zhvilluara në Tiranë.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Premier League
Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Videoja e Lionel Messit duke 'folur anglisht' ka lënë fansat të habitur

Ligat tjera
Ndërpritet për pak çaste stërvitja e Rumanisë në

Ndërpritet për pak çaste stërvitja e Rumanisë në "Fadil Vokrri" shkaku i një tymuesit

Përfaqësuesja e Kosovës
Situatë e sikletshme mes Ten Hag dhe Ugartes: Trajneri dhe lojtari i Man United keqkuptohen

Situatë e sikletshme mes Ten Hag dhe Ugartes: Trajneri dhe lojtari i Man United keqkuptohen

Premier League
Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

Përfaqësuesit e Arda Guler e paralajmërojnë Ancelottin

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Kalo në kategori