LAJMI I FUNDIT:

Messi shpjegon pse doli në foto me lojtarët e PSG-së që u bë virale

Messi shpjegon pse doli në foto me lojtarët e PSG-së që u bë virale

Lionel Messi edhe zyrtarisht është larguar nga Barcelona.

Futbollisti më i mirë në botë u largua nga katalunasit pasi organizoi një konferencë për shtyp ku shpjegoi në detaje gjërat e kontratës.


Messi ndër të tjera pohoi se kishte pranuar ulje të pagës prej 50 për qind vetëm e vetëm që të qëndronte në Camp Nou.

Gjeniu argjentinas ka shpjeguar edhe foton që u bë virale me futbollistët e PSG-së nga pushimet në Ibiza.

Numri 10 i deritanishëm i Barcelonës ka thënë se ishte një budallallëk ajo foto dhe ka treguar gjithë ngjarjen.

“Ishte një budallallëk fotografia me lojtarët e PSG-së. Kisha folur me Di Marian dhe Paredesin për tu takuar në Ibiza. Neymar gjithashtu më telefonoi dhe më tha se ishte në Ibiza”, tha Messi.

“Unë u thashë që të vijnë në shtëpinë time dhe ne të gjithë bëmë fotografi dhe asgjë më shumë”, vazhdoi tutje Messi.

Ai e pranoi se lojtarët e PSG-së e ftuan të transferohet në Paris, por vetëm si shaka pasi ai kishte ndarë mendjen të vazhdonte me Barcelonën.

“Më thanë të shkoja në Paris si shaka, por ishte një rastësi pasi unë kisha vendosur për Barcelonën. Iu dha shumë rëndësi asaj fotos, nuk ka asgjë të çuditshme. Ishte vetëm një fotografi e miqve të cilët u takuan në pushime”, deklaroi Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori