Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko thuhet se është bërë një objektiv konkret për Interin, i cili mund të duhet të zëvendësojë Romelu Lukakun këtë verë.
Chelsea thuhet se ka arritur marrëveshje me Interin për Lukakun, e cila peshon plot 115 milionë euro.
Me shitjen e yllit belg, Interi thuhet se po shikon alternativat e mundshme për të zëvendësuar golashënuesin e tyre kryesor.
Belgu ka qenë jetik nën drejtimin e Antonio Contes, por Simone Inzaghit do t’i duhet të bëjë pa ish-lojtarin e Manchester Unitedit dhe Evertonit.
Sipas mediumit SportItalia, Interi mund të shikojë te Roma për zëvendësimin e tij, pasi gazetari Gianluigi Longari pretendon se klubi po përgatitet të bëjë një lëvizje për reprezentuesin e Bosnjës, Dzeko.
#Inter nuovi contatti interlocutori per #Dzeko che resta un valido piano alternativo per l’attacco qualora arrivasse il via libera al #Chelsea per #Lukaku. @tvdellosport
— Gianluigi Longari (@Glongari) August 7, 2021
Dzeko është lidhur me një lëvizje në Inter vitet e fundit dhe kjo verë nuk është ndryshe, pasi Lukaku duket se është i destinuar të largohet nga San Siro.
Nerazzurrët thuhet se kanë kontaktuar me përfaqësuesit e 35-vjeçarit, i cili mbërriti në Romë nga Manchester City në korrik të vitit 2016.
Kontrata e tij skadon në qershor të 2022 dhe në sezonin e fundit atij iu hoq shiriti i kapitenit pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin Paulo Fonseca.
Dzeko ka shënuar 119 gola në 260 paraqitje në të gjitha garat për Giallorossët. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bayern Munich befason të gjithë – nis bisedimet me trajnerin e Ligës Premier ekipi i të cilit ra nga elita
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251