LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Zapata dhe Correa, Interi etiketon edhe dy sulmues tjerë si pasues të mundshëm te Lukakut

Jo vetëm Zapata dhe Correa, Interi etiketon edhe dy sulmues tjerë si pasues të mundshëm te Lukakut

Romelu Lukaku pritet të transferohet te Chelsea dhe Interi tashmë nuk po qëndron duarkryq duke etiketuar plot katër sulmues si pasues të mungshëm të belgut.

Ndërsa Duvan Zapata dhe Joaquin Correa janë zgjedhjet e para të Interit për të zëvendësuar Lukaku, raportohet se Dusan Vlahovic dhe Edin Dzeko mund të jenë gjithashtu pasues të belgut në Giuseppe Meazza.


Burime të shumta në Itali dhe Angli e shohin Lukakun gati të bashkohet me Chelsean sapo oferta të arrijë 130 milionë euro para të gatshme, pasi Interi tashmë ka refuzuar 100 milionë euro plus Marcos Alonso.

Chelsea përgatit ofertën e re për Lukakun deri në 130 milionë euro
Lexo po ashtu Chelsea përgatit ofertën e re për Lukakun deri në 130 milionë euro

Shifrat tani janë shumë të larta për t’u kundërshtuar, por mbi të gjitha Interi është i etur që tifozët të dinë se ishte Lukaku ai që donte të bënte transferimin, me shpresën se ata mund të shmangin fajësimin nga ultrasit e zemëruar.

Çështja tani është se si të zëvendësohet golashënuesi i tyre më i mirë gjatë dy sezoneve të fundit.

Zgjedhja e parë e Interit do të ishte Zapata nga Atalanta dhe Joaquin ‘Tucu’ Correa nga klubi i vjetër i Simone Inzaghi, Lazio.

Sidoqoftë, mediumi italian Calciomercato.com ka një teori ndryshe nëse ato lëvizje nuk dalin.

Ata propozojnë që Nerazzurrët të investojnë 60 milionë euro për të rrëmbyer Vlahovic nga Fiorentina, me 21-vjeçarin që siguron një sulmues të ri dhe shumë të kërkuar për vijën e parë.

Sulmuesi i klubit Viola do të ndihmohej nga dikush më me përvojë.

Bëhet fjalët për boshnjakun Dzeko, i cili tani rikthehet te thashethemet që e lidhin me Interin.

Ka qenë një temë e përsëritur për tre sezonet e fundit, por asnjëherë nuk u materializua, kështu që humbja e Lukakut mund të jetë koha që veterani i Romës të veshë më në fund fanellën e Interit.

Besohet se 15 milionë euro do të ishin më se të mjaftueshme për të arritur marrëveshjen, veçanërisht pasi Roma dëshiron të heqë qafe pagën e Dzekos prej 7.5 milionë euro në sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori