Nëse këmbët tuaja ënjtën dhe vini re ndonjë nga këto tri gjëra, urgjentisht shkoni te mjeku!
Ndonjëherë edema mund të jetë problem urgjent
Mbajtja e lëngjeve në trup mund të shkaktohet nga kushte të rrezikshme. Qe se si edema tregon probleme më të mëdha shëndetësore.
Mbajtja e lëngjeve në organizëm mund të shkaktohet nga shumë gjëra – ngrënia e ushqimit tepër të kripur, nxehtësia, pirja e alkoolit ose qëndrimi i zgjatur në këmbë, transmeton Telegrafi.
Krahët dhe këmbët janë veçanërisht të fryrë te të moshuarit, si dhe te njerëzit obezë, dhe kjo ka ndikim shtesë nga insuficienca venoze, e cila është më e zakonshme te të moshuarit.
Mirëpo, edhe disa ilaçe gjithashtu mund të shkaktojnë edemë:
▪ ilaçet kundër depresionit,
▪ steroidet,
▪ disa ilaçe kundër presionit, si dhe
▪ hormonet, të tilla si ato që përdoren në terapinë pas menopauzës ose pilulat e kontraceptive.
Nëse ënjtja shkaktohet nga ilaçet, ajo do të ndalet nëse ndërprisni ose ndryshoni terapinë, por nuk duhet ta bëni këtë pa u konsultuar me mjekun.
Përveç kësaj, disa shenja tregojnë se edema është një simptomë e një problemi më të rrezikshëm.
Çdo ënjtje asimetrike – për shembull, vetëm në një këmbë – paralajmëron se diçka serioze ndoshta po ndodh në trup. Mund të jetë një infeksion, një mpiksje gjaku (tromb) ose një dëmtim – këtë duhet të kontrollojë një mjek.
Ënjtja e papritur është një shenjë e rëndësishme. Nëse edema shfaqet brenda natës, nëse nuk ngjason si ajo që po ndodh me ju, mund të jetë një paralajmërim.
Nëse keni simptoma të tjera me ënjtje, shkoni menjëherë te mjeku – për shembull, skuqje, dhimbje, ethe, ndjenjë presioni ose dhimbje gjoksi.
Ju mund ta bëni vetë testin e edemës – shtypni me gisht vendin për disa sekonda dhe vëzhgoni ënjtjen – nëse nuk zhduket në më pak se pesë sekonda, ka shumë të ngjarë që të keni probleme me zemrën – koha është për të shkuar te mjeku.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3