LAJMI I FUNDIT:

Interi refuzon ofertën e Atletico Madridit për Lautaron

Interi refuzon ofertën e Atletico Madridit për Lautaron

Interi thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 50 milionë eurosh për Lautaro Martinez nga Atletico Madridi.

Bisedimet për kontratën e argjentinasit kanë ngecur dhe raportet në Itali besojnë se Interi nuk do të përjashtojë një shitje këtë verë.


Lautaro mbërriti nga Racing Club në korrik të 2018 dhe që atëherë është vendosur si një lojtar i rëndësishëm i skuadrës së Nerazzurrëve, duke krijuar një partneritet të shkëlqyeshëm me Romelu Lukakun në sulm.

Lautaro refuzon rinovimin me Interin, kampioni italian mendon shitjen e tij
Lexo po ashtu Lautaro refuzon rinovimin me Interin, kampioni italian mendon shitjen e tij

23-vjeçari ishte një anëtar kyç i skuadrës së Interit që fitoi Scudetton e tyre të parë në 11 vjet, por lamtumira e mundshme e Lautaros mund të jetë një nga ndryshimet e shumta këtë verë.

Simone Inzaghi ka zëvendësuar Antonio Conten në krye të ekipit dhe Joaquin Correa është përmendur si një zëvendësim i mundshëm për Lautaron, nëse argjentinasi largohet.

Sipas gazetës Tuttosport, Atletico Madridi ka bërë një ofertë me vlerë 50 milionë euro për sulmuesin, i cili ka shënuar 49 gola në 132 ndeshje me Interin.

Gazeta zbulon se Interi ka refuzuar ofertën e parë nga skuadra e La Ligas dhe ka vendosur një çmim prej 90 milionë eurosh për lojtarin.

Atletico Madridi pistë më e mundshme se Arsenali për Lautaro Martinezin
Lexo po ashtu Atletico Madridi pistë më e mundshme se Arsenali për Lautaro Martinezin

Sidoqoftë, raporti pretendon se Nerazzurrët mund të jetë të gatshëm ta lejojnë lojtarin të largohet për një marrëveshje me vlerë midis 70 dhe 80 milionë eurosh.

Lautaro ishte i lidhur shumë me një kalim te Barcelona vitet e fundit, por gjithashtu ka tërhequr interes nga Liga Premier, me Chelsean dhe Arsenalin të përmendur si kërkues të mundshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori