LAJMI I FUNDIT:

Parashikime më të mira për ekonominë globale në vitin 2022

Parashikime më të mira për ekonominë globale në vitin 2022

Fondi Monetar Ndërkombëtar rriti parashikimin për rritjen globale ekonomike në vitin 2022, por paralajmëroi se pabarazitë midis ekonomive të mëdha dhe atyre në zhvillim, sa i përket qasjes në vaksinat kundër coronavirusit, janë duke u thelluar.

“Qasja në vaksina është shfaqur si linja kryesore, përgjatë së cilës rimëkëmbja globale ndahet në dy blloqe”, tha FMN-ja në një azhurnim të Parashikimit Ekonomik Botëror, të publikuar në prill.


Sipas FMN-së, dy blloqet që kanë dalë janë “ato që mund të presin normalizim të mëtejshëm të aktivitetit ekonomik këtë vit dhe ato që do të përballen akoma me infektime dhe rritje të numrit të viktimave nga coronavirusi”.

“Shërimi, megjithatë, nuk është i sigurt as në vendet ku infeksionet aktualisht janë shumë të ulëta, për aq kohë sa virusi qarkullon diku tjetër”, tha FMN-ja, transmeton REL.

Ekonomistja kryesore e FMN-së, Gita Gopinath, tha se “rimëkëmbja nuk është e sigurt derisa pandemia nuk mposhtet globalisht”.

Parashikimi për rritjen ekonomike globale në vitin 2022 u rrit në 4.9 për qind nga 4.4 për qind sa ka qenë në prill.

Parashikimi i rritjes për këtë vit mbeti në 6 për qind.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Çfarë monedhe do të kishte Skocia e pavarur?

Ekonomi
Kalo në kategori