LAJMI I FUNDIT:

Televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë – shpjegimi është i çuditshëm

Televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur Nora Gjakova luftoi për medalje të artë – shpjegimi është i çuditshëm
(Foto: Facebook/KOK)

Televizioni shtetëror serb (RTS) e kishte ndërprerë transmetimin e Lojërave Olimpike në Tokio kur garuesja nga Kosova filloi luftën për medaljen e artë – shkruan klix.ba.

Nora Gjakova hyri në histori duke fituar medaljen e dytë të artë për Kosovën në ‘Tokio 2020’ dhe të tretën në histori të vendit, pasi në ‘Rio 2016’ një të artë e kishte fituar edhe Majlinda Kelmendi.


Xhudistja e Kosovës në finale në kategorinë deri në 57 kilogramë festoi përballë holandezes Sanne Verhagen.

Mirëpo, duelin e saj nuk kanë mundur ta përcjellin shikuesit përmes ekraneve të RTS, sepse televizioni shtetëror serb e ndali transmetimin kur xhudistet dolën ne fushëbetejë.

Krahas Norës, në Tokio medalje të artë fitoi edhe Distria Krasniqi, derisa shumëkush e ka kritikuar vendimin e RTS për ndërprerjen e transmetimit.

Ndërkaq, siç transmeton index.hr, Olivera Kovacevic, redaktore në RTS, e ka shpjeguar në këtë mënyrë ndërprerjen e transmetimit: “Shumicës së gazetarëve të shtëpisë sonë në Tokio iu është caktuar karantinë dyjavore, prandaj deri te ndërprerja ka ardhur për shkak se nuk kemi njerëz të mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha ngjarjet”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori