LAJMI I FUNDIT:

Edhe Napoli përfshihet në garë për Shaqirin

Edhe Napoli përfshihet në garë për Shaqirin
(Foto: Instagram/shaqirixherdan)

Jo vetëm Lazio, por edhe Napoli ka hyrë në garë për ta kthyer Xherdan Shaqirin në Serie A, ndërkohë që shërbimet e tij i kërkojnë edhe klubet spanjolle, si Villarreal dhe Sevilla.

Mediat në Spanjë dhe Sky Sports UK sugjerojnë se e ardhmja e anësorit të Liverpoolit mund të vendoset brenda kësaj jave.


Derisa klubet nga La Liga e kërkojnë huazimin e mesfushori që e përfaqëson Zvicrën, vet 29-vjeçari në një prononcim për Corriere dello Sport deklaroi se është i nderuar për interesimin e Lazios dhe do t’i përshtatej loja nën drejtimin e Maurizio Sarrit.

(Foto: Instagram/shaqirixherdan)

Mirëpo, Bianconcelestët nuk janë klubi i vetëm italian që i do shërbimet e Shaqirit. Tash në garë është përfshirë edhe Napoli.

Interesimi i Lazios, Shaqiri: Sarri praktikon lojën që i përshtatet stilit tim - jam i nderuar për respektin e Tares
Lexo po ashtu Interesimi i Lazios, Shaqiri: Sarri praktikon lojën që i përshtatet stilit tim - jam i nderuar për respektin e Tares

Interesimi i Partenopei është intensifikuar që nga lëndimi i Diego Demme, i cili e dëmtoi ligamentin e gjurit gjatë një ndeshjeje parasezonale dhe duhet të operohet.

Shaqiri ka kontratë me Liverpoolin deri në qershor të vitit 2022 dhe ai mund të jetë në dispozicion për rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori