LAJMI I FUNDIT:

Një sasi e vaksinave AstraZeneca – donacion nga Norvegjia, kanë afat përdorimi veç edhe një javë

Një sasi e vaksinave AstraZeneca – donacion nga Norvegjia, kanë afat përdorimi veç edhe një javë

Në fillim të korrikut, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar 182,900 doza të vaksinës AstraZeneca nga Norvegjia.  Por, një sasie të këtyre vaksinave anti COVID-19, rreth 12 mijë dozave, siç është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Norvegjisë, iu skadon afati më 31 korrik, pra edhe një javë.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se sa është numri i dozave të vaksinave AstraZeneca – donacion nga Norvegjia, që deri tash u janë injektuar qytetarëve dhe sa nga to kanë mbetur të pashfrytëzuara, institucionet shëndetësore po bëjnë vazhdimisht thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më shumë.


Ministria e Shëndetësisë norvegjeze sqaron për Telegrafin afatin e vaksinave të dhuruara për Kosovën
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë norvegjeze sqaron për Telegrafin afatin e vaksinave të dhuruara për Kosovën

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj, në një deklaratë për Telegrafin, ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit, në mënyrë që të shmanget mbyllja e vendit.

U.d i drejtorit të Klinikës Infektive: Nëse nuk ndodhë vaksinimi masiv, mbyllja e vendit është e pashmangshme
Lexo po ashtu U.d i drejtorit të Klinikës Infektive: Nëse nuk ndodhë vaksinimi masiv, mbyllja e vendit është e pashmangshme

Ndërkaq edhe infektologë të tjerë, kanë bërë thirrje për tu vaksinuar, duke siguruar qytetarët se të dyja llojet e vaksinave që janë duke u dhënë në Kosovë janë të sigurta.

Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur fushatë të strukturuar për vaksinim.

“Ka pasur edhe informacion se disa nga vaksinat kanë pasur një afat të shkurtër, por megjithatë ato kishin afat, por edhe kjo mund të jetë një pjesë e atyre dezinformatave që qytetarët t’i shmangen vaksinimit”, tha Kodra për RTV 21.

Ministria e Shëndetësisë thotë se është rritur interesimi për vaksinim kundër COVID-19
Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë thotë se është rritur interesimi për vaksinim kundër COVID-19

Infektologu Salih Ahmeti ka deklaruar se qytetarët duhet të shfrytëzojnë çdo rast për të marrë vaksinën.

“Nuk ka kurrfarë efektesh anësore të rëndësishme, në mënyrë të veçantë ndaj vaksinave qoftë Pfizer, qoftë AstraZeneca dhe është mirë t’i marrin në rastin e parë që t’i jepen për të përballuar pandeminë”, u shpreh Ahmeti.

Edhe infektologu Hamdi Ramadani theksoi se nuk duhet të ketë dyshime për tu vaksinuar.

“Këto gjëra nuk qëndrojnë sepse çdo vaksinë është e lejuar dhe e dokumentuar që duhet të bëhen. Kjo është bërë nga disa njerëz naiv, që kanë dezinformuar”, tha Ramadani.

Ndërkaq, Kodra nga Shoqata e Pacientëve ka bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më shumë.

“Duhet të vaksinohen për t’iu shmangur vdekjeve, infektimeve e mbylljes eventuale”, tha Besim Kodra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori