LAJMI I FUNDIT:

Arrijnë në Kosovë mbi 180 mijë vaksina AstraZeneca nga Norvegjia

Arrijnë në Kosovë mbi 180 mijë vaksina AstraZeneca nga Norvegjia

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot kanë pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga Norvegjia.

Në një postim në Facebook thuhet se kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Evropian

Lexoni të plotë postimin:

Sot, paradite kemi pranuar 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga miqtë tanë të Mbretërisë së Norvegjisë.

Kontingjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Europian. Kjo mbështetje nga Qeveria Norvegjeze, populli norvegjez dhe institucionet e BE-së kanë një rëndësi të madhe për ne, për të cilën shprehim mirënjohjen tonë.

Në pranimin e vaksinave në ambientet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të pranishëm ishin, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl dhe Udhëheqësi i sektorit për Bashkëpunim i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa.

Ministri Vitia shprehu mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë dhe BE-së në përballjen me COVID-19, në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik.

Tutje Ministri Vitia shtoi se solidariteti mes vendeve mike në kohën e pandemisë së COVID-19 tregon se sa e rëndësishme është për ne të jemi kohezivë në procesin e imunizimit, sepse është forma më e mirë për të dalluar fitoren kundër Virusit COVID-19.

Ambasadori Grøndahl theksoi se është obligim njerëzor të jemi pranë njërit tjetrit për të luftuar COVID-19 dhe të sigurohemi që të kemi bashkëpunim sa më të qëndrueshëm.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i zyrës së BE-së, z. Brusa u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe theksoi se Bashkimi Evropian do të qëndroj përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë me COVID-19 dhe se mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit shëndetësor.

Sasitë e vaksinave vazhdimisht po shtohen, andaj ju bëjmë thirrje qytetarëve të kualifikuar të grupeve prioritare sipas planit të vaksinimit që të regjistrohen dhe të aplikojnë për vaksinim në www.ekosova.rks-gov.net. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori