LAJMI I FUNDIT:

Rusia nuk e njeh vaksinën ‘Sputnik V’ që merret në Serbi

Rusia nuk e njeh vaksinën ‘Sputnik V’ që merret në Serbi

E përditshmja serbe Nova.rs, raporton se ka pranuar një ankesë nga një qytetare e cila kishte planifikuar që të udhëtonte për në Rusi, të cilës i ishte kërkuar testi PCR edhe pse ishte vaksinuar me të dy dozat e vaksinës ruse “Sputnik V”.

Gazetarët kishin shquar në ueb faqen e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme për kushtet që duhet të plotësohen për të udhëtuar në Rusi.


Për banoret e Serbisë që dëshirojnë të udhëtojnë në Rusi thuhej se, duhet të kenë të kryer testin PCR ose duhet të kenë certifikatën e vaksinimit e cila përmban kodin QR, që është i lëshuar nga institucionet kompetente të Federatës Ruse.

Pas kësaj gazeta ka kontaktuar Ambasadën ruse në Serbi dhe nga ajo ka marr një njoftim se për qytetarët e Serbisë që dëshirojnë të udhëtojnë në Rusi, kërkohet testi PCR, jo më i vjetër se 72 orë.

Është interesant fakti se para rreth dy muajve, Serbia ishte krenuar se vaksina “Sputnik V” ka filluar të prodhohet në vend, për çka edhe kishte organizuar ceremoni zyrtare, por siç duket as kjo nuk mjafton që Rusia të pranoj vaksinat e saja që janë marr dhe që prodhohen në Serbi. /Ballkani/

Në trend Botë

Më shumë
Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Njoftimi i Hamasit për pranimin e marrëveshjes një mashtrim nga grupi militant?

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Urdhrat për evakuim në Rafah janë

Urdhrat për evakuim në Rafah janë "çnjerëzore", thotë shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Botë
Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Hamasi pranon marrëveshjen e propozuar nga Egjipti dhe Katari për një armëpushim në Gazë

Botë
Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Shpërthime në Rafah pas paralajmërimeve për evakuim

Botë
Kalo në kategori