LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen katër persona për falsifikimi të parave dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen katër persona për falsifikimi të parave dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër persona të dyshuar për vënien në qarkullim të 10 mijë dollarëve të falsifikuar dhe armëmbajtje pa leje.

Siç njofton Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e mbështetur nga NJSO-ja dhe Krim Teknika e DPP-së, sot më datë 22 korrik 2021, ka kryer kontrollin e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personave të dyshuar: H.K. (1988),  S.K. (1970), V. K. (2001) dhe V.K. (2000), nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.  Këta  të dyshuar që në janar 2021,  në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim shumën prej 10,000 dollarëve amerikanë në qytetin e Pejës dhe Prizrenit, të cilat më vonë është konstatuar se ishin të falsifikuara.


“Me qëllim të hetimit dhe gjetjes së dëshmive shtesë janë aplikuar masa të fshehta të hetimit prej nga është arritur të sigurohen dëshmi relevante që do të përdorën në procedurë të mëtejme”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit është  gjetur  edhe një armë ‘AK-47’ një karikator, 14  fishekë të cal. 7.62, në pronësi të të dyshuarit  S.K. ndaj të cilit ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” e sanksionuar nga neni 366 i KPRK-së.

Nga të dyshuarit  janë sekuestruar si provë materiale dy ‘Iphone’ 6S dhe një ‘Iphone’ XS Max.

Të dyshuarit, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ju është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?

Lajme
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale

Lajme
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së

Lajme
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua

Lajme
Kalo në kategori