LAJMI I FUNDIT:

Allegri dëshiron rikthimin e Pjanicit te Juventusi

Allegri dëshiron rikthimin e Pjanicit te Juventusi

Massimiliano Allegri thuhet se shpreson ta rikthejë mesfushorin Miralem Pjanic përsëri në Juventus si transferim falas nga Barcelona.

Pjanic u transferua te katalunasit verën e kaluar, duke u shkëmbyer me Arthur Melon, por boshnjaku ka luftuar për të bindur në Camp Nou dhe Barça thuhet se i ka ofruar të zgjidhë kontratën e tij dhe ta lejojë atë të largohet si lojtar i lirë.


Sipas gazetës Mundo Deportivo, trajneri i Bianconerëve e ka bërë Pjanicin njërin nga objektivat e tij në tregun e transferimeve dhe spanjolli beson se mesfushori mund të kthehet në Torino.

Mes krizës financiare, zbulohen pagat e çmendura të të gjithë lojtarëve të Barcelonës
Lexo po ashtu Mes krizës financiare, zbulohen pagat e çmendura të të gjithë lojtarëve të Barcelonës

Reprezentuesi 31-vjeçar i Bosnjë-Hercegovinës luajti 178 ndeshje me Zonjën e Vjetër para se të transferohej në Spanjë dhe u paraqit 30 herë për Blaugranat në sezonin 2020-21.

Marrëveshja e Pjanicit me Barcelonën skadon në qershor të vitit 2024 dhe gjigantët e La Liga shpresojnë të heqin barrën financiare të pagës së tij.

Roma ishte e lidhur me lojtarin, por thuhet se janë tërhequr nga gara për ta rikthyer boshnjakun përsëri në Olimpico. /Telegrafi/