LAJMI I FUNDIT:

Rezoluta e OBRM-PDUKM-së javën e ardhshme do të vendoset në rend dite në Kuvend

Rezoluta e OBRM-PDUKM-së javën e ardhshme do të vendoset në rend dite në Kuvend

Rezoluta e OBRM-PDUKM-së për çështjen me Bullgarinë, javën e ardhshme me shumë gjasë do të jetë në rend dite të seancës plenare, ka njoftuar nga foltorja Kuvendit, kryeparlamentari Talat Xhaferi

“Rezoluta ka arritur në Kuvend dhe është në fazën përgatitore që të shpërndahet te deputetët. Sipas Rregullores, për aktet të cilat nuk janë shpërndarë deri te deputetët, nuk mund të fillojë procedura e Kuvendit. Shpresoj se javën e ardhshme do të përgatitet tërë materiali. Nuk ka filluar procedura juridike për dokumentin në fjalë”, tha Xhaferi.

Tanimë dihet, partia në pushtet, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nuk do ta pranojë, për shkak të mospërdorimit të emrit kushtetues në preambulën e Rezolutës, siç është Maqedonia e Veriut.


Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur mbështetje publike për të njëjtën, ndërkaq opozita shqiptare ka kërkuar debat më të gjerë për përpilimin e saj dhe më pas edhe miratimin.

Në Rezolutë e cila ka të bëjë me vijat shtetërore në negociatat me Bullgarinë, kërkohet që bisedimet të zhvillohen në mënyrë të barabartë dhe parimore dhe të respektohen njohuritë e shkencës maqedonase, rreth autoktonisë së gjuhës maqedonase dhe vazhdimësisë së saj historike, gjuhësore dhe kulturore.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Arbëreshët i këndojnë komandantit legjendar Adem Jashari, i pranishëm edhe Lulëzim Jashari

Lajme
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme
Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Kronika e Zezë
Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Serbët paralajmërojnë se nga e premtja do të organizohet bllokadë e të gjitha pikave kufitare

Lajme
U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

U kërcënua me jetë, Prokuroria nis hetimet për kanosje ndaj kryetarit të Zubin Potokut

Lajme
Kalo në kategori