Kryesipuni i Britanisë së Madhe ka njoftuar se pas dy dekada të 11 Shtatorit është kthyer përsëri fokusi ndaj kërcënimeve të spiunimit nga Rusia, Kina dhe Irani me aq vigjilencë sa terrorizmi.
Sulmet e vitit 2011, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për agjencitë perëndimore të inteligjencës, ka bërë që terrorizmi të trajtohet me një përparësi të theksuar.
Mirëpo, rritja e Rusisë post-Sovjetike, ringjallja e Kinës dhe spiunazhi i Iranit i ka detyruar spiunët e perëndimit të kthejnë fokusin e tyre në kundër-inteligjencë.
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit britanik të Sigurisë (MI5), Ken McCallum ka pohuar se spiunët e huaj kanë vjedhur teknologjinë perëndimore dhe se kanë provuar të korruptonin figurat publike për mbjell përçarje dhe sulmuar infrastrukturën.
“Disa aktorë armiqësorë ishin përgatitur që të vijnë në Britani të Madhe të kryer veprime armiqësore”, tha McCallum në një fjalim në Thames House të MI5.
“Që nga sulmi me agjent nervor të ish-agjentit të dyfish rus Sergei Skripal në vitin 2018 në Angli, MI5 ka ndërprerë aktivitetin armiqësor që mund të ketë rezultuar me një vrasje në tentativë”, ka shtuar ai, duke mos pranuar të jepte detaje.
Kërkesat e vendit
Puna më e madhe e MI5 vazhdon të mbetet luftimi i terrorizmit ku McCallum paralajmëroi për rreziqet që vijnë nga Siria dhe Afganistani, duke shtuar se ka nevojë për të përqendruar vëmendjen ndaj kërcënimeve në rritje nga Rusia, Kina dhe Irani.
“Ne po synojmë të dyfishojmë sasinë e burimeve të MI5 që hyjnë në veprimtarinë e kërcënimeve shtetërore. Aktiviteti ynë kundër terrorizmit ka qenë mjaft dominues për dy dekadat e fundit dhe se kërcënimet ndaj vendit janë tkurrur në mënyrë të pashmangshme”, tha ai.
Spiunët britanikë thonë se Kina dhe Rusia kanë provuar të vjedhin të dhëna të ndjeshme tregtare dhe të ndërhyjnë në politikën e brendshme duke “mbjell” dezinformata.
Prokurorët amerikanë kanë akuzuar katër iranianë, të dyshuar si operativë të inteligjencës për Teheranin, për komplot për të rrëmbyer një gazetar dhe aktivist të të drejtave të njeriut nga New York, i cili ishte kritik ndaj Iranit.
MI5 filloi si një shërbim kundër inteligjencës në vitin 1909, së pari duke u përqendruar në kërcënimin nga Gjermania dhe Lufta e Dytë Botërore për të vazhduar me Luftën e Ftohtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo – video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj – një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe