LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit të arrestuar dje në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë

Kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit të arrestuar dje në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Malishevë
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, në periudhën kohore në mes viteve 2018-2020, në Malishevë, pikërisht në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, i tejkalon kompetencat e tij ose nuk i përmbush detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit për vete ose personin tjetër, dhe duke i shkaktuar dëm personit tjetër. Gjate kësaj periudhe kohore te lartcekur, janë hasur parregullsi dhe shkelje ligjore në gjithsejte 623 raste të regjistruara, me ç ‘rast , buxhetit të Kuvendit Komunal të Malishevës i ka shkaktuar dëm material me shumën rreth 6000 (gjashtëmijë) euro”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale” Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

“Po ashtu, me datë, kohë e vend të njëjtë, i dyshuari B.G., për të përfituar për vete, përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të tij. Me këto veprime, ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 300 paragrafi 1 i KPRK-së. I pandehuri me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 08 korrik 2021”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori