LAJMI I FUNDIT:

Çitaku: PDK duhet të adaptohet me kërkesat që kërkon dekada e re

Çitaku: PDK duhet të adaptohet me kërkesat që kërkon dekada e re

Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka theksuar se kjo parti ka nevojë për reformim dhe të jetë atraktive edhe për votuesin qytetar. Ajo ka shtuar se partia të cilës i takon, duhet të ofrojë alternativë dhe të punojë fuqishëm për të adaptuar kërkesat që kërkon dekada e re.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku, pas zgjedhjes së kryetarit të ri ka thënë se Memli Krasniqi është zgjedhja adekuate. Ndërkohë ka treguar pse nuk ka kandiduar për udhëheqje të partisë.


“Në këtë moment nuk kam menduar që do të ishte zgjedhje adekuate që të vij dikush që ka shumë njerëz këtu në sallë dhe nuk i ka takuar asnjëherë në jetë. Mendoj që kemi bërë një zgjedhje të mirë, Memli është fantastik dhe unë do të punojë shumë ngushtë me të për të ruajtur bërthamën, ADN-në politike dhe vlerat e PDK-së”, ka deklaruar ajo.

Më tej, është pyetur nëse do të jetë pjesë e kryesisë e re të PDK-së.

“Në të njëjtën kohë duhet të punojmë fuqishëm për t’u reformuar dhe për t’u adaptuar me kërkesat që kërkon dekada e re. PDK duhet të bëhet atraktive për votuesin qytetar. PDK duhet të ofrojë alternativë dhe ky është projekti politik rreth së cilit do të angazhohemi… Shumë herët me fol, patjetër”, ka shtuar ajo.

Konventa Zgjedhore me 469 vota për ka zgjedhur Memli Krasniqin, kryetar të ri të kësaj parti. Ky i fundit ishte kandidati i vetëm për kryetar, ndërkohë që nuk është përkrahur nga shtatë delegatë.

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori