LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Prilep, lëndohet një i mitur

Aksident në Prilep, lëndohet një i mitur

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në Stacionin Policor Prilep është raportuar se në fshatin Cërnilishtë automjeti “Citroen” me targa të Prilepit i drejtuar nga M.A.(48) nga fshati Cërnilishtë ka goditur një trotinet drejtuar nga një i mitur nga fshati Cërnilishtë i Prilepit.

“Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar i mituri, ndërsa lëndime trupore i ka pësuar edhe pasagjeri i tij i mitur të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm Prilep”, thonë nga MPB./Telegrafi/