Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur

MPB njofton se ka ndodhur një aksident në trafik në Ohër me çka është lëndur një i mitur
"Më 13.08.2026, në orën 14:40, SPB Ohër është njoftuar se në rr. „Jabllanica“ në Ohër ka ndodhur një aksident rrugor midis një automjeti të udhëtarëve „Mercedes“ me targa të Ohrit, i drejtuar nga A.J. (20) nga fsh. Kalishtë, rrethina e Strugës dhe një motoçiklete me targa të Ohrit, të drejtuar nga një 15-vjeçar nga Ohri.
Nga ky aksident, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Sh. Erazmo“ në Ohër.
Është njoftuar prokurori publik, ndërsa një ekip i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes", thonë nga MPB./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
37 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































