LAJMI I FUNDIT:

Fjalimi motivues i kryetarit të FBK-së para Përfaqësueses A të Kosovës në konkurrencën e femrave

Fjalimi motivues i kryetarit të FBK-së para Përfaqësueses A të Kosovës në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Përfaqësuesja A në konkurrencën e femrave është duke vazhduar me përgatitje intensive para debutimit në arenën ndërkombëtare. Kjo është hera e parë që Kosova A te femrat do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, i ka motivuar vashat e Kosovës para debutimit.


“Për veten time nuk kam pasur kurrë emocion më të madh sesa kur kam veshur bluzën e Kosovës dhe është intonuar himni i Kosovës në një ngjarje në Estoni. Për ju që nuk keni luajtur më herët për Kosovën, do të jetë përvojë shumë emocionuese, por nuk ka krenari më të madhe se të luash për Kosovën.

Kam ardhur të ju them se, Federatën e keni prapa. Do të mundohemi të ju përkrahim aq sa mundemi”, ka thënë Fetahu para lojtareve dhe stafit të Përfaqësueses A.

Kjo është hera e parë që është formuar Kosova A te femrat dhe për herë të parë do të luajë në arenën evropiane.

“Shpresojmë në rezultat pozitiv. Rezultati nuk është aq i rëndësishëm, sa është e rëndësishme paraqitja dhe kultura që duhet të tregojmë sa përfaqësojmë Kosovën. Nuk e përfaqësojmë vetëm veten, por kemi obligim më të madh se aq. Në jetën tonë bëjmë çfarë të duam, por kur kemi përfaqësim ndërkombëtar, duhet të jemi shumë më të kujdesshëm. Jam i lumtur që keni trajnerët më të mirë në basketbollin femëror. Edhe trajnerët janë të lumtur që në Federatë (FBK) ka persona që e përkrahim basketbollin. Ne të gjithë më herët kemi luajtur basketboll, të gjithë e dimë se çka është basketbolli dhe cilat janë nevojat tuaja për të arritur rezultate sa më të mira”, nënvizoi kryetari i FBK-së.

Besimi është i madh te ky ekip për suksese. “Po ju tregoj se kemi më shumë besim në këtë Përfaqësuese se në shumë përfaqësuese tjera më herët, duke marrë parasysh punën, motivin dhe angazhimin. Ju dëshiroj shumë fat”, deklaroi Fetahu.

Kosova do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla në Qipro nga 20 deri më 25 Korrik. Vashat dardane janë në grup me Luksemburgun dhe Qipron.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Harry Kane emëron ish-yllin e Liverpoolit si lojtarin më të nënvlerësuar ndaj të cilit ka luajtur

Përfaqësueset
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

Situata e Xavit tek Barcelona merr një kthesë tjetër, Laporta po mendon ta shkarkojë atë

La Liga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

U raportua si pasues i Ten Hag te Man Utd, trajneri i njohur reagon ndaj thashethemeve

Premier League
Kalo në kategori