Sot mblidhet Këshilli i BE-së, do të vendosin për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë
Këshilli Evropian do të mblidhet sot në Bruksel, ku pritet të vendoset data për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE.
Bullgaria vijon të këmbëngulë në veton ndaj Shkupit, gjë që mban peng Maqedoninë e Veriut dhe nuk i jep dritën jeshile për integrimin evropian. Ky vendim i Bullgarisë pengon edhe Shqipërinë sepse thuhet se vendimi do të jepet për të dyja shtetet.
Ndërkohë, para disa javësh, Holanda i dha dritën jeshile Shqipërisë që të nisë bisedimet për anëtarësim. . Pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme të marsit ku partia e kryeministrit, Mark Rutte fitoi mandatin e katërt për të udhëhequr vendin, Holanda ka vendosur t’i japë vëmendjen e saj maksimale proceseve integruese.
Vendi më skeptik i BE-së duket se është bindur tashmë që Shqipëria ka bërë progresin e mjaftueshëm për t’u ulur me zyrtarët e Brukselit e për të nisur zyrtarisht bisedimet për anëtarësim.
Në mbledhjen e Parlamentit holandez u diskutua gjerësisht çështja e Shqipërisë dhe fati i saj për vijimin e rrugëtimit integrues ku u vendos të hiqet trau bllokues për mbajtjen e Konferencës parë Ndërqeveritare me vendin tonë pas miratimit të kuadrit negociator. Ambasada holandeze menjëherë pas vendimit shpërndau qëndrimin e Qeverisë së saj.
Pas këtij qëndrimit pozitiv të Holandës dhe deklaratave të kryediplomatëve të vendeve si Gjermania, Austria apo Italia ka shpresa që Shqipërisë do t’i hapet rruga në mbledhjen e 22 Qershorit të Këshillit Evropian që do të pasojë Konferencën Ndërqeveritare.
Muajin e kaluar, më 5 maj, Këshilli i Bashkimit Evropian i ka dërguar një letër pune delegacioneve të vendeve të BE, përpara mbledhjes së sotme të ministrave të jashtëm të BE, ku iu kërkua që Tiranës dhe Shkupit t’u jepet drita jeshile.
Po ashtu sipas Këshillit të BE, duhet të ruhet vrulli i reformave në këto dy vende dhe të ecet përpara me integrimit evropian.
“Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vetë procesi i pranimit në BE ka siguruar nxitja më e fortë për reformat dhe si e tillë, më shumë demokraci, stabilitet dhe prosperitet për të popullatat përkatëse. Tani është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të ecim përpara, së bashku me ruajtjen e vrullit të reformave në dy vende”, thuhej në paragrafin 21.2.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur