LAJMI I FUNDIT:

MD: Pakoja e Projektligjeve kundër Korrupsionit drejt finalizimit

MD: Pakoja e Projektligjeve kundër Korrupsionit drejt finalizimit

Në kuadër të finalizimit të pakos së ligjeve kundër korrupsion, sot dhe nesër mbahet punëtoria dy ditore për Projekt Ligjin për Deklarim, Prejardhje dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve Publik.

Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se fokusi i diskutimeve po zhvillohet në çështjet që janë identifikuar si sfida dhe mangësitë e ligjit ekzistues me theks të veçantë lista e deklaruesve të pasurisë, ku do të përfshihen edhe kategori të reja, deklarimi online, masat ndëshkuese dhe obligimi për deklarim të prejardhjes së pasurisë.

“Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse, partnerët ndërkombëtarë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile”, thuhet në komunikatë.


Po ashtu, Ministria njofton se “Krahas finalizimit të Projekti Ligjit për Agjencinë për Parandalimin të Korrupsionit i cili shumë shpejt do të procedohet për në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, ky projekt ligj, do të procedohet për konsultime publike”.

“Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për avancimin e legjislacionit kundër korrupsionit dhe për intensifikimin e përpjekjeve që deklarimi i pasurisë të jetë mjet efikas për parandalimin e abuzimeve me paranë publike. Punëtoria mbështetet nga Zyra e UNDP-së në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Përleshja masive në Emshir, shtatë të arrestuar – sulmuan katër persona, në mesin e të cilëve edhe një grua

Kronika e Zezë
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët

Politikë
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

Lajme
Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Valtonen: Finlanda dhe Kosova kanë një lidhje të fortë, mbështesim integrimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Largimi i masave ndaj Kosovës, BE: Nuk ka asgjë të re, diskutimet vazhdojnë në Këshill

Lajme
Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Ambasadori Hill: SHBA-ja nuk i miraton as nuk i koordinon veprimet e Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori