LAJMI I FUNDIT:

Mjeku i Interit, Volpi: Eriksen kaloi testet mjekësore pa asnjë problem

Mjeku i Interit, Volpi: Eriksen kaloi testet mjekësore pa asnjë problem

Mjeku i Interit, Piero Volpi, ka thënë se testet mjekësore të Christian Eriksen ‘kurrë nuk theksuan ndonjë problem’, ndërsa ylli i Danimarkës thuhet se u tha shokëve të tij të skuadrës se ai shpreson të ‘kthehet shpejt’.

Mesfushori kreativ ra pa ndjenja në fushë gjatë pjesës së parë të ndeshjes debutuese të ekipit të tij kombëtar të Euro 2020 kundër Finlandës mbrëmë (e shtunë).

Mjekët i dhanë reanimacion kardiopulmonar në fushë dhe arritën ta kthejnë në jetë pas 15 minutave ku nuk dihej asnjë për jetën e tij.


“Ai po merrte frymë dhe unë mund ta ndieja pulsin e tij. Por papritmas kjo ndryshoi. Dhe siç e panë të gjithë, ne filluam t’i jepnim CPR”, ka thënë mjeku i Danimarkës, Morten Boesen për AP.

“Papritmas nuk e ndjemë pulsin e tij”, mjeku i Danimarkës përshkruan momentet e frikshme pas sulmit në zemër të Eriksenit
Lexo po ashtu “Papritmas nuk e ndjemë pulsin e tij”, mjeku i Danimarkës përshkruan momentet e frikshme pas sulmit në zemër të Eriksenit

Mjekët fjalë për fjalë i shpëtuan jetën Eriksen në fushë para se ylli i Danimarkës të dërgohej në spital, ku ai do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme mjekësore.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta zbuloi se Eriksen u dërgoi mesazh shokëve të tij në whatsapp nga spitali. Sipas La Gazzetta dello Sport, 29-vjeçari shkroi: ‘Ndihem mirë dhe shpresoj të kthehem së shpejti’.

Mjeku i Interit, Volpi lëshoi ​​një intervistë duke thënë se testet e bëra nga lojtari në Inter dhe Tottenham kurrë nuk treguan ndonjë problem.

Italia i ndalon me ligj sportistët me anomali kardiake, Eriksen nuk ka gjasa të luajë në Serie A nëse konfirmohet sulmi në zemër
Lexo po ashtu Italia i ndalon me ligj sportistët me anomali kardiake, Eriksen nuk ka gjasa të luajë në Serie A nëse konfirmohet sulmi në zemër

“Ishte një orë kaq e keqe, jo vetëm për mua, por për të gjithë familjen Inter”, ka thënë fillimisht Volpi për Gazetta dello Sport.

“Eriksen do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme në ditët e ardhshme, gjëja më e rëndësishme është se ai ndihet mirë, por kurrë nuk kishte pasur një episod që të linte të kuptohet nga larg për një problem, as kur ishte në Tottenham, as në Inter. Në Itali, kontrollet janë rigoroze”, përfundoi mjeku italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

Real Madridi shfrytëzon gabimin e Barcelonës – triumfon ndaj Leganesit në udhëtim

La Liga
Kalo në kategori