LAJMI I FUNDIT:

Përfundon në spital pas rrahjes, policia arreston tre persona në Pejë

Përfundon në spital pas rrahjes, policia arreston tre persona në Pejë
Foto: Ilustrim

Viktima mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore dhe i njëjti është dërguar në spitalin rajonal –Pejë për tretman mjekësor si pasojë e rrahjes nga dy te dyshuar meshkuj kosovar.

Sipas njoftimit nga policia deri sa deri sa policia ishte në kërkim te dyshuarve, vëllai i viktimës i dyshuari mashkull kosovar kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarve dhe me armë kishte kanosur familjarët si dhe te dyshuarin e mitur i cili kishte qenë në shtëpi.


“Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar armën pistoletë me një karikator dhe 11 fishekë si dhe nga i dyshuari i mitur kishte konfiskuar një thikë, ndërsa njëri prej dëshmitarëve –pjesëtar i familjes kishte dorëzuar një pushkë ajrore”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre te dyshuarit meshkuj dhe me vendim të prokurorit kujdestar, dy prej tyre dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/