LAJMI I FUNDIT:

Kjo është ajo që macet do ta adhurojnë: Bëni një gërvishtës për kanakarin tuaj

Kjo është ajo që macet do ta adhurojnë: Bëni një gërvishtës për kanakarin tuaj

Gërvishtësi do të jetë një kënd i preferuar i maceve në shtëpi dhe një gëzim i madh

Funksioni i tyre është i njëjtë – t’i tërheqë vëmendjen nga gërvishtjet e mobilieve dhe t’u sigurojë atyre një vend për t’i mbrehur thonjtë e tyre, për të cilën kanë shumë nevojë. Por edhe duke luajtur dhe duke u argëtuar!


Nëse nuk keni tashmë një gërvishtës ose nuk ju pëlqen një model ekzistues, bëni një të përshtatshëm. Ne jemi të sigurt se macja juaj do ta adhurojë! – transmeton Telegrafi.

Materialet e nevojshme:

▪ Druri i mështeknës,
▪ Shkopi i rrumbullakosur,
▪ Dërrasa të holla dhe të të rrafshëta,
▪ Dërrasa në dy madhësi,
▪ Litar,
▪ Gurë dekorativë,
▪ Vida.

Veglat:

▪ Makinë shpuese,
▪ Sharrë e përshtatshme,
▪ Vegël për ngjitës të ngrohtë.

Hap pas hapi:

1. Filloni nga përpunimi i bazës. Dërrasat e rrafshëta pritni sipas madhësisë së dërrasës më të madhe dhe pastaj me vida fiksoni në njërën anë.

2. Pas shënimit të pozicioneve, hapni vrima për të siguruar shtyllat.

3. Në shtyllat e vendosura vendosni dy pllaka të cilat i keni marrë nga dërrasa më e vogël. Lidhni ato me vida.

4. Në mënyrë që gërvishtësi të marrë funksionin e tij të plotë, fiksoni litarin rreth shkopit të rrumbullakosur me ngjitës të nxehtë.

5. Në fund, vendosni gurët në stendë.

/Telegrafi/