Gazmend Agusholli i nominuar nga Qendra e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë, si kandidat për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor të këtij viti, tani po e pret edhe miratimin formal nga Këshilli i Qendrës i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’.
Më 9 maj, Lëvizja ‘Vetëvendosje’ në Pejë, nxori kandidaturën e Gazmend Agushollit për kryetar të komunës së Pejës nga ky subjekt.
Agusholli ende nuk ka filluar fushatë publike për garën, mirëpo duket se fokusi i tij i këtyre ditëve janë takimet me qytetarët e Pejës.
Në një deklarim për ‘RADIO 1’ sot Gazmend Agusholli pohon se emri i tij ka shkuar tek Këshilli i Qendrës dhe se aty do vendoset për miratim, procedurë kjo logjike dhe derivat i statutit të VV-së.
“Kandidatura ime vendoset në Këshillin e Qendrës. Është kjo një procedurë, një filtër normal që vlen për të gjitha komunat, respektivisht kandidaturat për komuna.”-tha Agusholli për ‘RADIO 1’.
Sa i përket kandidaturës së Gazmend Agushollit, Berat Ganiqi – zyrtar i lartë i VV-së në Pejë dhe këshilltar politik i Ministrit Liburn Aliu, thotë për ‘RADIO 1’, se emrin i Gazmend Agushollit ka marrë mbështetjen dhe dritën jeshile nga kryesia e degës së Pejës.
“Gazmend Agusholli është kandidati i propozuar nga Kryesia dhe tani ka mbetur të vendoset vetëm edhe ne Këshillin e Qendrës duke respektuar normat statutore. Ne jemi dakorduar për të dhe me kompetencë ju them se disponimi i shumicës është shumë pozitiv dhe shumë i mirë në të gjitha nivelet sikur edhe tek qytetarët, për Gaz Agushollin”, thotë Ganiqi.
Gazmend Agusholli është mjek stomatolog me profesion. Rrjedhë nga një familje e respektuar e Pejës. Ka qenë ushtar i UÇK-së. Ka qenë prej themeluesve dhe kryetar i partisë ORA në Pejë.
Në një mandat ka qenë edhe nënkryetar i Komunës së Pejës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe