LAJMI I FUNDIT:

Axha rrah mbesën e tij në Fushë Kosovë

Axha rrah mbesën e tij në Fushë Kosovë
Foto: Ilustrim

Një femër ka pranuar tretman mjekësor pasi dyshohet se të njëjtës për motive ende të panjohura axha i saj i ka shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:00, në Fushë Kosovë.

Siç thuhet në raport, viktima pasi është intervistuar në prezencë të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore në Prishtinë.


“ Viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që dyshohet se të njëjtës për motive (ende) të panjohura lëndime i ka shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar-axha i saj. Viktima pasi është intervistuar në prezencë të QPS-së, me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore në Prishtinë. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport. /Telegrafi/