LAJMI I FUNDIT:

Dashtevski: Deri ora 09:00 dalja për zgjedhjet presidenciale është 4.17%

Dashtevski: Deri ora 09:00 dalja për zgjedhjet presidenciale është 4.17%

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona e votuesve është 4.17 për qind, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë.

Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtip, ndërsa më e vogla në Bogovinë.


“Në krahasim me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, shtoi Dashtovski.

Ndërkohë sa u përket zgjedhjeve parlamentare dalja deri ora 09:00 është 4.45%, jehona e votuesve më e madhe është regjistruar në Krivogashtani, ndërsa më e ulët është në Bogovinë.

Sipas Dashtevskit krahasuar me vitin 2019, është shënuar ulje e jehonës së votuesve./Telegrafi/