LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën hidhet shorti për ndeshjet e Kosovës në konkurrencën e femrave

Të mërkurën hidhet shorti për ndeshjet e Kosovës në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll te femrat për herë të parë do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. Vashat tona do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet në Qipro, nga 20 deri më 25 korrik.

Nesër (e mërkurë) nga ora 14:00 do të hidhet shorti në selinë e FIBA Evropës, që kësaj radhe do të jetë ‘online’ për shkak të masave anti COVID-19.


Kosovën në këtë short do ta përfaqësojë drejtori i Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova.

Vashat e Kosovës kanë mbajtur disa stërvitje nën udhëheqjen e Fidan Shatrit, derisa pritet të fillojnë me stërvitje intensive për të pasur një përfaqësim sa më dinjitoz në debutimin e garave ndërkombëtare.

Ekipi i Kosovës përbëhet nga lojtare me përvojë, por edhe të talentuara, që pritet të jenë e ardhmja e basketbollit në konkurrencën e femrave.

Kjo është hera e parë që Kosova A te femrat do të luajë në gara evropiane. Kjo ka qenë nismë e Federatës së Basketbollit të Kosovës që i kushton rëndësi të veçantë femrave në basketboll, si dhe masivizimit të gjitha gjeneratave të reja.

Ëndrra për shumë lojtare do të plotësohet për të bartur fanellën e Kosovës në gara ndërkombëtare, një mundësi që nuk e kishin shumë lojtare në të kaluarën. Po ashtu është një mundësi për vashat e reja që ëndërrojnë që një ditë të luajnë për Kosovën A femrat.

Në trend Sport

Më shumë
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Nutricionisti i Tyson Fury zbulon sekretin që e bëri atë të kthehet në formë për gjashtë muaj

Boks
Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Mike Tyson jep parashikimin për luftën Fury-Usyk dhe bën një pretendim të guximshëm

Boks
Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

Skuadra e La Ligës i ofron lojtarit 'kontratën më të gjatë në histori' vetëm disa ditë pasi ylli njoftoi largimin

La Liga
Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Sa para do të fitojnë Fury dhe Usyk nga përballja e sotme në Arabinë Saudite?

Boks
Kalo në kategori