LAJMI I FUNDIT:

Ymeri tregon përparësitë dhe mangësitë e Arben Vitisë dhe Liburn Aliut nëse futen në garë për Prishtinën

Ymeri tregon përparësitë dhe mangësitë e Arben Vitisë dhe Liburn Aliut nëse futen në garë për Prishtinën

Kur kanë mbetur pak muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka zyrtarizuar ndonjë kandidat për kryetarë të komunave e as për kryeqytetin.

Në “Debat Plus” ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri ka bërë një analizim të dy prej kandidatëve të mundshëm nga LVV për kryetarë të Prishtinës, e ata janë Arben Vitia dhe Liburn Aliu.


“Zoti Vitia e ka një përparësi, ajo është popullariteti dhe elokuenca dhe qetësia e tij që e ka në publik e që ja ka rritur atij profilin politik. Natyrisht se do të varet edhe puna që ai do të bëjë në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Ndërkohë që ministri Liburn Aliu përparësi e ka që ka qenë Drejtor i Urbanizmit në Prishtinë dhe natyrisht që ai e njeh mirë Komunën e Prishtinës dhe mendoj që e ka karakteristikën themelore që i duhet një qyteti e që është njohja e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor”.

Ymeri ka folur edhe për mangësitë që sipas tij kanë dy kandidatët e përfolur për kryetarë të Prishtinë.

“Sa iu përket mangësive, zoti Vitia edhe sa ka qenë drejtor në Komunë e Prishtinës por edhe si ministër është dëshmuar se e ka të vështirë të merr vendime. Praktikisht për vendimmarrjen e vet bazohet në këshillat që ia jep dikush tjetër. Kjo do të ishte një mangësi e madhe për një kryetarë të Prishtinës. Ai do të jetë shumë i varur prej nivelit qëndror…Sa i përket zotit Aliu, ai ka vështirësi shumë të madhe në menaxhim. Pra ai shumë vështirë e managjon kohën dhe njerëzit”, tha ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori