LAJMI I FUNDIT:

Xhaka konfirmon interesimin e Romës dhe ka disa fjalë për Jose Mourinhon

Xhaka konfirmon interesimin e Romës dhe ka disa fjalë për Jose Mourinhon

Granit Xhaka është bërë objektiv i Romës për repartin e mesfushës.

Mesfushori shqiptar mund të largohet gjatë verës nga Arsenali, derisa Giallorosët janë duke insistuar për transferimin e tij.

Ka qenë trajneri i ri i Romës, Jose Mourinho që ka kërkuar transferimin e Xhakës në Olimpico pasi e njeh mirë nga koha në Angli kur kanë qenë rival.


Xhaka i cili është grumbulluar nga Përfaqësuesja e Zvicrës për Kampionatin Evropian ka folur për Blick rreth interesimit të Romës.

28-vjeçari ka thënë se e bën krenar interesimi i Romës për të, pasi tanimë ka lexuar për zërat që e lidhin me një kalim te Roma.

“Kam dëgjuar për interesimin, gjë që më bën krenar. Padyshim që kam lexuar zërat që qarkullojnë rreth kalimit te verdhekuqtë”, tha Xhaka.

Tutje mesfushori shqiptar foli edhe për trajnerin portugez Jose Mourinho, për të cilin ka respekt të madh.

“Të gjithë e njohin Mourinhon dhe e dinë se çfarë ka arritur të bëjë në karrierën e tij. Ai është dikush që e di si të fitosh tituj: mjafton të shikosh punën që ai ka bërë në vitet e fundit”.

“Tani për tani unë jam i përqendruar 100% tek Kombëtarja. Kjo është gjëja më e rëndësishme tani, më e rëndësishme sesa Arsenali apo zërat e merkatos”.

“Unë kam edhe dy vjet kontratë në Londër dhe te Arsenali e dinë se çfarë mund të jap. Por kur të jetë koha e duhur dhe duhet të flasim për një transferim, unë do të jem i gatshëm”, përfundoi Xhaka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

La Liga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori