LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Serie A, Dal Pino: Stadiumet do të jenë të mbushura nga gushti

Presidenti i Serie A, Dal Pino: Stadiumet do të jenë të mbushura nga gushti

Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino është i bindur se stadiumet italiane do të jenë të hapura për ‘të paktën 50 për qind të kapacitetit’ kur sezoni tjetër 2021/21 të fillojë në muajin gusht.

Kishte disa ndeshje të lejuara me tifozë nga shpërndarja speciale që të kishin kapacitet 20 për qind këtë muaj, duke përfshirë edhe finalen e Kupës së Italisë, por nga sezoni i ri pritet që stadiumet të jenë gjysmë të mbushura.

“Me të vërtetë shpresoj se deri në fund të verës do të kemi një numër shumë të lartë të njerëzve të vaksinuar në Itali dhe atëherë ne mund të fillojmë të kthehemi në jetën normale”, ka thënë fillimisht Dal Pino për Radio Deejay.


“Ajo që ne gjithashtu shpresojmë është që të mund të hapim stadiumet për të paktën 50 për qind të kapacitetit për ndeshjet e Serie A kur fillon sezoni në gusht”.

“Ne do të dëshironim që lojtarët të punojnë në kushte më afër normales, sepse protokolli e ka bërë atë jashtëzakonisht të komplikuar për të gjithë gjatë vitit të fundit”.

“Ka klube në vështirësi serioze financiare që kanë nevojë për përgjigje kur mund të fillojmë të kthehemi në normalitet”.

Sidoqoftë, Dal Pino është krenar që Serie A ishte në gjendje të plotësonte listën e ndeshjeve me relativisht pak ndryshime.

“Ishte shumë e komplikuar dhe gjëja më e vështirë nga të gjitha ishte arritja në fund, por ne e bëmë atë. Ka ende shumë gjëra që janë të paqarta duke shkuar drejt sezonit të ardhshëm, por sigurisht që situata duket shumë më mirë sesa në sezonin e kaluar”, përfundoi presidenti i Serie A. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Klauzola e çuditshme e Osimhen tek Galatasaray – ajo mund të aktivizohet nga vetëm dhjetë klube

Ligat tjera
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

Laporta reagon ndaj Gundoganit dhe zbulon arsyen e vërtetë të largimit të tij nga Barcelona

La Liga
“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

“Unë përpiqem t’u shpjegoj të gjithëve se ai nuk është një person i keq”, ylli i Barçës flet për Vinicius

La Liga
Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Postoi foto me fanellën e Bayernit, tifozët e Nurnbergut rrahin lojtarin e tyre

Ligat tjera
Kalo në kategori