LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i Ligës Premier përfundoi me spektakël: Skuadrat që siguruan Ligën e Kampionëve, të Evropës dhe kush ra në Championship

Edicioni i Ligës Premier përfundoi me spektakël: Skuadrat që siguruan Ligën e Kampionëve, të Evropës dhe kush ra në Championship

Liga Premier në këtë edicioni i solli të gjitha, aty ku nuk munguan befasitë, por edhe dëshpërimet për top klubet.

Manchester City arriti që të fitonte titullin e ligës angleze për herë të tretë brenda pesë vitesh, pasi grumbulloi në total 86 pikë.

Manchester United që e filloi mjaft dobët këtë sezon, ia doli të palsohej në vendin e dytë me 74 pikë.


Liverpooli që deri në fund po luftonte për një vend në Ligën e Evropës, mrekullisht u pozicionua në vendin e tretë edhe pse u përcollën me shumë lëndime.

Në frymën e fundit, Cheslea arriit që të zinte një vend në top katër edhe pse në fillim të sezonit parashikohej si favoritë për titull, derisa shkarkuan Frank Lampardin në fillim të këtij viti, duke emëruar Thomas Tuchelin që i dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve.

Leicesteri që dukej se po e siguronte një vend në garën më të madhe për klube në Evropë, në fund u mposht nga Tottenhami, duket mbetur vetëm në garën e dytë më të rëndësishme.

Në Ligën e Evropës po ashtu arriti të siguronte një vend edhe West Hami, ndërsa Tottenham Hotspuri do të luajë në kualifikime.

Arsenali e mbylli një edicion tejet të dobët, shpresoi që në fund të hyunte në Ligën e Evropës, por edhe aty zhgënjyen.

Leeds United, Everton, Aston Villa, Newcastle United, Wolverampton Wanderers, Crystal Palace, Southampton, Brighton dhe Burnley arritën të përfundonin në vendet që i mbanin në ligë.

Në anën tjetër, në Championship kanë rënë skuadrat si, Fulham, West Bromwich Albion dhe Sheffield United. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Afati kalimtar veror u mbyll, por Guardiola ka dhënë ‘OK’ e tij për largimin e një lojtari

Afati kalimtar veror u mbyll, por Guardiola ka dhënë ‘OK’ e tij për largimin e një lojtari

Premier League
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Besfort Zeneli ka refuzuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori