LAJMI I FUNDIT:

Bekë Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Istogut

Bekë Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Istogut

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kandidaturat e AAK-së për kryetar komunash kanë ngjallur interesim të madh tek qytetarët.

Haradinaj thotë se Besnik Tahiri do të jetë kandidat për kryetar të Podujevës, Daut Haradinaj për kryetar të Prishtinës, Arbër Tolaj për kryetar të Pejës dhe Bekë Berisha për kryetar të Istogut, transmeton Telegrafi.

“Aleanca çdo ditë po forcohet me ardhje të reja. Për të nderuar disa prej tyre, sot qëndrova në Istog, ku takova njerëz të përkushtuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që vendlindjen e tyre ta bëjnë me qeverisje meritore. Programi zhvillimor dhe ekipi me intelektualë, atdhetarë, aktivistë e të rinj, të prirë nga kryetari Bekë Berisha; do t’i sjellë Istogut ndryshimin e shumëpritur”, ka shkruar Haradinaj.


Kryetari i AAK-së shton më tej se “të gjithë atyre që po na bashkohen anekënd vendit, iu uroj mirëseardhjen në familjen tonë të madhe dhe suksese në realizimin e qëllimeve të përbashkëta”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Zhvillimet në veri të Kosovës, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mund të miratojë deklaratë për uljen e tensioneve

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Ngritje e temperaturave këtë javë, priten edhe reshje lokale shiu

Lajme
“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

“S’ka not, por takime me jetën e egër” - ambasadori gjerman ngjitet në Majën e Kobilicës, ndan një moment të veçantë me një hardhucë

Lajme
Kalo në kategori