Abati Prend Doçi në kujtimet e Edith Durhamit
Fliste gjithë mençuri. Ishte ndoshta më largpamësi ndër nacionalistët shqiptarë. Rrinim majë mali dhe vështronim së andejmi Shqipërinë: vargje mbas vargje malesh si valët e gurta të një deti të madh që derdhen drejt horizontit me një blu të thellë e të mrekullueshme, ndërsa treteshin më në fund në qiell në një largësi ngjyrë mëllage të zbehtë. Ai i nderte duart ndaj asaj pamjeje gjithë krenari dhe entuziazëm. Ka qenë gabim, thoshte, të punosh tani kundër Turqisë. Turku nuk ishte më armiku më i keq i Shqipërisë. Shqipëria ka vuajtur tmerrësisht nga turku. Por, Shqipëria nuk kishte vdekur. Aspak. Ishte një armik tjetër, më i keq, që bëhej gjithnjë më i fuqishëm dhe që ishte Sllavi: Rusia me kishën e saj fanatike dhe me kohortat e saj të serbëve dhe bullgarëve të egër, të gatshëm për ta shkatërruar Shqipërinë dhe për të shuar nga faqja e dheut si katolikët, edhe myslimanët.
Ai zgjaste dorën në drejtim të Pejës. “Në ato anë” – thoshte – “është vendi që serbët e quajnë Serbi e vjetër. Por atje është një Shqipëri edhe më e vjetër. Tani ajo popullohet me shqiptarë, shumë prej të cilëve janë viktimat, ose fëmijët e viktimave, të Traktatit të Berlinit: shqiptarë që kanë jetuar brez mbas brezi në viset që Traktati ua dha serbëve dhe malazezëve, të cilët i vunë përpara duke i detyruar të vdesin urie. Me mijëra u prishën nëpër male. Shih Ulqinin, një qytet pastërtisht shqiptar, të kërcënuar nga luftanijet e Fuqive të Mëdha, që na e shkyen me forcë. Si mund t’i bënim ballë ne Evropës? Me gjithëfarëlloj brutaliteti u trajtua populli ynë prej pushtuesve serbë e malazezë. Dhe i madhi Gladston bënte sehir! Tani ka ankesa se shqiptarët e Kosovës keqtrajtojnë sllavët. Më vjen keq. Por çfarë mund të bëjnë ata? Çfarë mund të presësh prej tyre? Ata e dinë bukur mirë se, sapo që të bëhen dhjetë serbë bashkë në një vend, Rusia do ta pretendojë mbarë krahinën serbe.
Shpirti i kombit është zgjuar, si te myslimanët, edhe te të krishterët. Njerëzit pyesin se përse të mos e qeverisim edhe ne vetë vendin tonë si bullgarët dhe serbët? Por më së pari na duhet të mësojmë dhe të organizohemi. Na duhet të fitojmë kohë. Po të shpërthejë edhe një luftë tjetër sllavët do të na mundin. Duhet të vëmë në punë propagandën tonë dhe t’i mësojmë Evropës që këtu ka edhe një tjetër popull që duhet çliruar, përpos bullgarëve dhe serbëve. Turku është tani e vetmja digë ndaj pushtuesit sllav. Prandaj unë them që nuk duhet të bëjmë asgjë për ta dobësuar turkun derisa të jemi mjaft të fuqishëm për të qëndruar vetë dhe të kemi njohjen evropiane. Kur të bjerë Perandoria turke, sepse do të bjerë, nuk duhet të përfundojmë në duart as të Austrisë, as të sllavëve”.
Dhe, kësaj politike, të cilën koha e dëshmoi të kishte qenë më inteligjentja, ai i qëndroi me vendosmëri. Nuk mori pjesë në kryengritjet kundër turkut, por punoi fuqishëm, nëpërmjet arsimit dhe informimit, për t’ia mbërritur më së fundi lirisë së vendit të tij. Vdekja e tij gjatë Luftës së Madhe qe një humbje e rëndë për Shqipërinë. Unë i premtova se do të bëja gjithë sa mundja për të siguruar njohjen e Shqipërisë nga Anglia dhe se do të punoja për lirinë e saj. /Burimi: “Twenty Years of Balkan Tangle” by M. Edith Durham, London, G. Allen & Unwin Ltd. [1920]/Marrë nga profili në Facebook i studiuesit Aurel Plasari/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi, sipas dokumenteve të Shqipërisë

Revolucioni hungarez i vitit 1956 dhe roli negativ i Jugosllavisë

Reportazh i vitit 1944: Në Tetovë, në një udhëtim në Kosovë

Mengjiqi sjell librin me 58 pjesë për piano, me motive të trashëgimisë etno-muzikore shqiptare

IA-ja do të jetë e aftë të manipulojë emocionet: Ishiguro mbi të ardhmen e letërsisë dhe të vërtetës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker