LAJMI I FUNDIT:

Pse fitorja e Atalantas ndaj Milanit është shumë e rëndësishme – zbulohen shumat që marrin klubet në Serie A në bazë të renditjes

Pse fitorja e Atalantas ndaj Milanit është shumë e rëndësishme – zbulohen shumat që marrin klubet në Serie A në bazë të renditjes

Atalanta e ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, por nuk është e drejtë të thuhet se rezultati në ndeshjen e fundit është i parëndësishëm, pasi ekziston një ndryshim i madh midis të dytit, të tretit dhe të katërtit.

Dy vendet e mbetura për në Ligën e Kampionëve do të synohen mes Milanit, Napolit dhe Juventusit.

Rossonerët kanë ndeshjen e tyre të fundit në Bergamo dhe në teori rezultati është i parëndësishëm për Atalantan, por në realitet ata kanë një motivim.


Si fitues i Scudettos, Interi fiton 23.4 milionë euro nga shpërblimet e Serie A.

Skuadra që përfundon e dyta në Serie A do të marrë 19.4 milionë euro, krahasuar me 16.8 milionë euro për të tretën dhe vetëm 14.2 milionë euro për të katërtin.

Skuadra që e mbyll e pesta do të marrë 12.5 milionë euro, ndërsa Lazio që tashmë e ka të garantuar vendin e gjashtë do të fitojë 10.9 milionë euro.

Roma është në të shtatën, aktualisht do të merrte 9.3 milionë euro, por Sassuolo po bën presion pasi ata do të merrnin 8.3 milionë euro në vendin e tetë.

Verona dhe Bologna po luftojnë për vendin e 10, e ku diferenca është midis 6.3 milionë euro dhe 5.5 milionë euro.

Bologna: i risultati della stagione 2020/2021

Fiorentina mund të përfundojë diku nga 11 -të në 17 -të , një ndryshim në mes të 5.5 milionë euro dhe 2.8 milionë euro.

Parma që është në fund të tabelës dhe do të marr 0.9 milion euro, ose nëse e kalon Crotonen do të marr 1.6 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

Lajm fantastik për Real Madridin - lojtari ka vendosur të vazhdojë kontratën

La Liga
Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Dy top klubet ruse të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për Mirlind Dakun

Ndërkombëtare
Emimiliano Martinez goditi kamerën me inat pas humbjes

Emimiliano Martinez goditi kamerën me inat pas humbjes

Përfaqësueset
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Arrestohet ish-ylli i Manchester United, Anderson

Ndërkombëtare
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori