LAJMI I FUNDIT:

Allegri te Reali – Zidane te Juve, kombinimi që mund të ndodhë këtë verë

Allegri te Reali – Zidane te Juve, kombinimi që mund të ndodhë këtë verë
(Fotomontazh: Goal)

Real Madridi thuhet të ketë përgatitur kontratë dyvjeçare për Massimiliano Allegrin, derisa Zinedine Zidane është në krye të listës së dëshirave të Juventusit.

La Gazzetta dello Sport raporton se trajneri aktual i Los Blancos është duke u kërkuar nga Andrea Agnelli për ta zëvendësuar Andrea Pirlon.

Derisa legjenda franceze mund të largohet nga Madridi këtë verë, Reali është duke planifikuar për angazhimin e ish-trajnerit të Bianconerëve.


(Foto: Screenshot/Twitter/Real Madrid C.F.)

Zidane përfiton rreth 12 milionë euro te Mbretërit, shumë të cilën vështirë se mund ta marrë te Juve.

Nëse nuk ndodh angazhimi nga ish-klubi i tij, atëherë 48-vjeçari mund të bëjë një pushim dhe ta presë shansin për t’u bërë përzgjedhës i Francës.

Massimiliano Allegri (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, Allegri është pa klub prej se u largua nga Juventusi në vitin 2019, ku kishte fituar pesë tituj të Serie A, katër Kupa të Italisë, dy Superkupa të Italisë dhe kishte luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Los Merengues kanë të gatshme një kontratë dyvjeçare për italianin, me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit. /Telegrafi/