LAJMI I FUNDIT:

Autori i ‘non-paper’ më të ri për Kosovën, i afërt me shërbimet inteligjente të Rusisë

Autori i ‘non-paper’ më të ri për Kosovën, i afërt me shërbimet inteligjente të Rusisë

Gjatë ditës së djeshme, në disa media ballkanike dhe vendore ishte publikuar lajmi i revistës gjermane “Zuerst” për një “non-paper” të ri mbi Kosovën.

Revista e cila ndjek politika ekstreme, publikon këtë dokument që thuhet se përmban 16 pika ku parasheh kthimin e Kosovës nën Serbi për 99 vite.


Kryeredaktori i “Zuerst”, Manuel Ochsenreiter si punonjës i Bundestagut në Partisë Alternativa për Gjermaninë, në vitin 2019 ishte akuzuar për urdhërimin e një sulmi zjarrvënie në Qendrën Kulturore hungareze në Uzhhorod si përpjekje për të diskredituar Qeverinë e Ukrainës.

Sipas autoriteteve, sulmi do t’i atribuohej neo-nazistëve ukrainas në mënyrë që të acaronte marrëdhëniet midis Hugnarisë dhe Ukrainës.

Një nga të akuzuarit, i quajtur vetëm si Michal P., i kishte thënë gjykatës se sulmi, në të cilin u përdorën koktej Molotovi, u urdhërua nga Ochsenreiter.

Michal është një anëtar i Kampit Kombëtar Radikal të Polonisë, një organizatë ultranacionaliste që mbështet separatistët pro-Rusisë në luftën e tyre në Ukrainën lindore.

Në një foto të publikuar, Ochsenreiter është ulur pranë Mateusz Piskorski, një aktivist të cilin autoritetet polake e burgosën nën dyshimin e spiunimit për shërbimet sekrete ruse nga 2009 deri në 2016.

Manuel Ochsenreiter dhe Dragana Trifkoviq gjatë një vizite në Kosovë

Lidhja e Ochsenreiter me ekstremin rus dhe serb – vizita e tij në Kosovë

Manuel Ochsenreiter sipas ekspertit të sigurisë, Agim Musliu ka lidhje me ekstremin e djathë rusë dhe atë serb.

Ai për Telegrafin konfirmon se Ochsenreiter së bashku me agjenten e FSB-së ruse, Dragana Trifkoviq e kishin vizituar Kosovën kohë më parë.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu

“Nuk është hera e parë që përfaqësues të ekstremit të djathë në Evropë janë të lidhur me ata në Rusi e veçanërisht në Serbi. Manuel Ochsenreiter ka lidhje me Qendrën për Studime Gjeostrategjike që menaxhohet nga agjentja e FSB-së ruse, Dragana Trifkoviq. Ai së bashku me Trifkoviq kishin vizituar Kosovë kohë më parë, prandaj nuk është e rastësishme që Ochsenreiter ta bëjë një lajm të tillë për një non-paper përtej imagjinatës, ashtu siç dinë ta bëjnë ekstremistët rusë dhe serb. Edhe inteligjenca gjermane ka shprehur interesimin për Ochsenreiter, kjo shihet me një kërkim të thjeshtë në Google”, tha Musliu. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori