Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor i cili erdhi për vizitë në Kosovë.
Pas takimit që patën, Pahor tha në konferencën për medie se çështjet mes popujve edhe shteteve duht të zgjidhen me sinqeritet më të madh politik se deri më sot.
“Evropa pret që proceset e reformave të bëhen më shpejt. Çështjet mes popujve dhe shteteve të zgjidhen me sinqeritet më të madh politik se deri sot. Për dialogun duhet të shprehet gatishmëri. Besoj se pushteti në Kosovë të jetë i gatshëm që me tërë fuqinë dhe autoritetin e vet t’i jap këtij dialogu një nxitje të re”, ka thënë ai.
Ai u shpreh se në pjesën e dytë të këtij viti, Sllovenia do ta udhëheq BE-në dhe se takimi i së hënës është test për lëvizje pozitive për udhëheqësit në Ballkan.
“Do të dëshiroja që të shoh një lëvizje pozitive në këtë drejtim. Testi i parë i udhëheqëve të këtyre shteteve është takimi i së hënës. Do të provojmë a jemi të aftë te konstatimet dhe qëndrimet e përbashkëta lidhur me përspektivën evropiane të Ballkanit. Besoj se do të kemi fat dhe ta bëjmë një gjë të tillë. Të hënën do të bëj biseda telefonike, me gjithë dëshirën që ky takim të jetë një bashkim i fuqishëm për BE-në dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
Në pyetjen e gazetarëve për “non-papers” dhe qëndrimin e tij, ai u shpreh se nuk pajtohet me ndryshimin e kufijve.
“Për punën e ndryshiit të kufijve nuk pajtohem. Qëndrimi im në lidhje me këtë është plotësisht i kundërt. Dëshiroj t’i bind bashkëbiseduesit që të fillohet me procesin e zgjerimit dhe reformave, kjo është një domosdoshmëri historike”, ka thënë ndër tjerash Pahor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City