Përgatiti: Bajram Karabolli
Teksti i mëposhtëm është pjesë nga bashkëbisedimi mes gazetarit Bernardo Neustadt dhe gjeniut të letrave, Jorge Luis Borges. Borgesi përgjigjet në pyetjen se çfarë është demokracia dhe si duhet të jetë shteti.
Borges: Për mua, demokracia është një abuzim me statistikat. Dhe, përveç kësaj, nuk mendoj se ka ndonjë vlerë. Ju besoni vërtet se për të zgjidhur një problem matematikor apo statistikë duhet të konsultoheni me shumicën e njerëzve? Unë do të thosha jo. Atëherë, pse të supozojmë që shumica e njerëzve e kupton politikën? E vërteta është se ata nuk e kuptojnë atë dhe mashtrohen nga një sekt të poshtërish, të cilët në përgjithësi janë politikanët e çdo kombi. Këta zotërinj politikanë që shesin portretin e tyre, duke bërë premtime, herë-herë edhe kërcënime, me një fjalë: korruptojnë.
Për mua, të jesh politikan është një nga punët më të trishtueshme për qeniet njerëzore. Nuk po e them këtë kundër ndonjë politikani të veçantë, por në përgjithësi. Një person që përpiqet ta popullarizojë veten te gjithë të tjerët, sigurisht, duhet të jetë i paturp. Politikani mua nuk më frymëzon asnjë respekt … Më kanë mësuar se individi gjithmonë duhet të jetë i forte, ndërsa shteti duhet të jetë i dobët. Kurrë nuk më ka pëlqyer teoria se shteti duhet të jetë më i rëndësishëm se individi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'