LAJMI I FUNDIT:

Kandiq kundër Vuçiqit: Dekorimi i Handkes është nisje e luftës dhe turpin e gjenocidit qe bartim

Kandiq kundër Vuçiqit: Dekorimi i Handkes është nisje e luftës dhe turpin e gjenocidit qe bartim

Peter Handke ka bërë bujë të madhe vite më parë me mohimin e gjenocidit të shkaktuar nga ish-presidenti serb, Slobodan Milosheviq.

Shkrimtari austriak i laureuar me Çmimin Nobel për letërsi, sot është dekoruar edhe nga presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq, i cili i ka dhënë medaljen më të lartë shtetërore “Urdhëri i Yllit të Karagjorgjit”, transmeton Telegrafi.


Kjo ka bërë që të reagojnë shumë personalitete në shtetin serb duke përfshirë edhe Drejtoreshën e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq.

Kjo e fundit përmes një mesazhi në rrjetin social të Twitterit ka pohuar se Vuçiqi ka filluar një luftë kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe njerëzve në Serbi që mbajnë turpin e gjenocidit të kryer nga Millosheviqi në vitet e 90-ta.

“Duke dekoruar me “Urdhrin e Yllit të Karagjorgjitit” Peter Handken, Presidenti i Serbisë, nisi luftën kundër botës së civilizuar, fqinjëve dhe secilit prej nesh që mbajmë turpin e gjenocidit të kryer dhe krimeve masive të forcave serbe në luftërat e viteve 1990. Nuk ka asnjë shprese”, ka pohuar Kandiq, e cila shumë herë ka dënuar veprimet e tilla të të parit të Serbisë.

Ndryshe, Handkes ditë më parë iu ngrit edhe një bust në qytetin boshnjak të Banja Llukës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori