Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Universitarë të Kosovës (ShSKUK), Valbon Krasniqi ka thënë se situata me COVID-19 në spitalet e vendit është më e qetë dhe e relaksuar në krahasim me ditët e kaluara.
Krasniqi përmes një konference për media pas takimit që zhvilluan me anëtarët e Komisionit të Shëndetësisë të Kuvendit të Kosovës, tha se në raportin e sotshëm të orës 09:00 janë të hospitalizuar 426 pacient, ku prej tyre siç tha ai 320 janë në oksigjeno terapi dhe 36 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sot në raportin e orës 9:00 kemi 426 të hospitalizuar, prej tyre 320 janë në oksigjeno terapi të vazhdueshme, ndërkohë që 36 pacientë janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar në repartet e kujdesit intensivë. Tash e kemi një situatë shumë më të qetë dhe më të relaksuar. Tani për tani pacientët janë duke u trajtuar në klinikën Infektive dhe të Pulmologjisë si dhe një pjesë e vogël e tyre në objektin e mjekësisë sportive si dhe në mjekimin intensiv qendror, ata që janë në gjende më të rëndë. Ndërsa, në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar në repartet infektive dhe pulmologjike”, ka thënë Krasniqi.
Ai foli po ashtu edhe për Ligjin e Pagave, ku ndër të tjera tha: “Ne duam ta shohim sa më shpejt Ligjin e Pagave,e cila do të zgjidh njëherë e mirë çështjen e pagesave të personelit shëndetësor. Ne kërkojmë që shtesat në bazë të mundësive buxhetore të jenë sa më të larta për punëtorët shëndetësor të cilët janë të angazhuar në frontin e parë të betejës me COVID. Tashmë një vit punëtorët shëndetësor me apo pa shtesa që një vit e gjysmë janë duke e kryer punën e tyre”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës