Rrëfenjë anonime arabe
Përktheu: Bajram Karabolli
Një arab i pasur po udhëtonte natën, nëpër shkretëtirë, me një karvan prej njëzet devesh të ngarkuara me mallra. Pas një udhëtimi të gjatë, diku e zë nata dhe vendos të pushojë. U thotë shërbëtorëve që t’i lidhnin devetë, për të mos ikur. Ata ngulin nëntëmbëdhjetë hunj, sepse aq ishin. Kështu që do t’u ngelej një deve pa u lidhur. Atëherë, shkojnë te zotëria i tyre për t’u këshilluar se si të bënin.
Dhe ja çfarë u thotë zotëria:
– Lidhni nëntëmbëdhjetë deve, për të cilat ka hunj. Kur të arrini tek e njëzeta, bëni sikur po ngulni një hu dhe sikur po e lidhni atë, sepse deveja është një kafshë budallaçkë dhe do të besojë se ju vërtet e keni lidhur.
Ashtu bënë njerëzit e arabit. Të nesërmen në mëngjes shikojnë se vërtet, të gjitha devetë ishin në vend, përfshi edhe të njëzetën, e cila ishte e zgjidhur, por që, duke pandehur se qe e lidhur, nuk kishte lëvizur nga vendi.
Kur i zgjidhën nëntëmbëdhjetë të lidhurat dhe nisen për rrugë, të gjitha devetë fillojnë të lëvizin, me përjashtim të asaj që kishte qenë e palidhur, e cila ende nuk po ngrihej nga vendi.
Atëherë, arabi u thotë:
– Bëni sikur po i zgjidhni litarin nga huri, sepse budallaçka beson se akoma është e lidhur.
Ashtu bëjnë. Vetëm atëherë, deveja ngrihet dhe fillon të eci, me të tjerat.
Thonë se kështu ndodh edhe shumë qenie njerëzore, që veprojnë të programuara dhe jo me vetëdijen e tyre të vërtetë. Nëse njeriu nuk vepron me gjykimin e tij, por nga një zakon i kushtëzuar apo i programuar nga dikush tjetër, ai i ngjan devesë së rrëfenjës.
Çuditërisht, në jetën tonë ndodh që respektojmë disa kufij të caktuar, të cilët, në të vërtetë, nuk janë realë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'