LAJMI I FUNDIT:

Mustafa me një këshillë për Kurtin: Kujdes nga “non papers”, ato mund të shtrohen si “papers” në dialog

Mustafa me një këshillë për Kurtin: Kujdes nga “non papers”, ato mund të shtrohen si “papers” në dialog

Kanë kaluar më shumë se një muaj prej kur Albin Kurti u emërua si shef qeverie për herë të dytë, kurse ish kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se nuk mund të japë vlerësim për punën e kësaj qeverie, sepse sipas tij koha është shumë e shkurtër prej kur është formuar.

Mustafa ka thënë se dialogu me Serbinë gjithmonë ka qenë i vështirë dhe Qeveria e Kosovës duhet të përgatitet kundër disa “non-papers” që kanë qarkulluar kohëve të fundit.


“Dialogu ka qenë dhe do të jetë i vështirë. Sidomos për partinë në pushtet, e cila e ka kundërshtuar këtë proces e tani e ka radhën të bëhet pjesë e tij. Sa u përket ‘non papers’ ato nuk duhet të neglizhohen. Duhet të përgatitet Qeveria kundër tyre, sepse mund t’u shtrohen si ‘papers’ në tavolinë të bisedimeve ose në zyrat e ndonjë shteti të fuqishëm evropian”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa ka folur edhe për punën që po e bëjnë partitë opozitare, dallimin në mes qeverisjes së përbashkët në mes VV-LDK dhe Qeverisë Kurti 2 e deri tek situata me pandeminë COVID-19.

“Absolutisht është e gabueshme që Kosova të mos kontraktojë vaksina por të bazohet në ndihma. Ecuria e Pandemisë po lëvizë në cikle, rënie dhe rritje, por si konstantë, rastet fatale vazhdojnë të jenë të larta. Njerëzit janë të pasigurt për vaksinat. Disa po i marrin në Shqipëri, por disa edhe në Serbi. Kjo flet për mungesë të përgjegjësisë të qeverisë së vendit”, tha Mustafa lidhur me mos sigurimin e vaksinave nga shteti.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori