LAJMI I FUNDIT:

Gjashtë fshatra të Komunës së Shtimes mbesin pa ujë të pijshëm

Gjashtë fshatra të Komunës së Shtimes mbesin pa ujë të pijshëm
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se për shkak një defekti në pompën e ujit, gjashtë fshatra të Komunës së Shtimes kanë mbetur pa ujë të pijshëm.

Sipas kompanisë, ekipi i mirëmbajtjes është është duke punuar intensivisht në ndërrimin e pompës, përcjell Telegrafi.

“Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë se gjatë natës së mbrëmshme kemi pasur një defekt në pompën zhytëse 22KW në stacionin kryesor të fshatit Rashincë, i cili ka lënë pa furnizim me ujë të pijshëm fshatrat e rrafshit si: Rashincë, Davidovc, Muzeqinë, Gllavicë, Vojnovc dhe Gjurkovc. Ekipi i mirëmbajtjes dhe operimit të rrjetit nga Njësia Operative e Ujësjellësit Shtime është duke punuar intensivisht në ndërrimin e pompës në mënyrë që të rifunksionalizohet ky system. Shpresojmë që deri në fund të ditës së sotme do të rikthehet furnizimi me ujë për këto gjashtë fshatra”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/