Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të paguajnë nga 15 euro taksë në pikëkalimin kufitar me Malin e Zi, për të hyrë në këtë shtet. Por, kjo nuk i ka penguar 7 mijë kosovarë që gjatë dy ditëve të fundit të shkojnë në Ulqin.
Ndonëse, të premten ishte raportuar në disa media se Mali i Zi e ka hequr taksën kufitare për qytetarët e Kosovës një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në një prononcim për Telegrafin, deputeti në parlamentin e Malit të Zi nga Lista shqiptare, Genc Nimanbegu, tha se për heqjen e kësaj takse janë marrë disa iniciativa, mirëpo ende nuk ka ndonjë vendim nga qeveria e shteti malazez.
Sipas tij, po flitet që kjo mund të ndodh më 1 qershor, por siç u shpreh ai ende asgjë nuk është e sigurt.
“Nuk është larguar taksa në kufi. Iniciativat janë bërë disa herë nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve, edhe ne si deputet kemi ndërmarrë iniciativë të tillë. Edhe Rozhaja po ashtu edhe Komuna e Ulqinit si duket kanë bisedua për të, por kur do të do të merret vendimi ende nuk kam asgjë konkrete, edhe pse flitet që më 1 qershor”, ka thënë Nimanbegu për Telegrafin.
Ndryshe, drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me dije se nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan për dy ditë në Ulqin kanë hyrë afër 7,000 qytetarë nga Kosova.
“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare. Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”, ka deklaruar ai për Epokën e Re.
Ndryshe, pas përmirësimit të motit, një numër i madh i kosovarëve gjatë këtij vikendi janë nisur edhe për në Shqipëri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur